Nga vranësirat te reshjet, si ndryshon moti ditën e premte
- 1 hour ago
- 1 min read
Për ditën e premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të ndërthurura me vranësira që në disa zona pritet të arrijnë deri në intensitet mesatar.
Vranësirat do të jenë më të theksuara pas orëve të mesditës, kryesisht në relievet malore. Në këto zona, veçanërisht në jug të vendit, priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë mesditës.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era pritet të fitojë më shumë intensitet, duke arritur deri në 14 m/s.
Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të moderuara për lundrim.
“KORÇA BOOM”


















