NGJARJE E RËNDË/ Humbi jetën gruaja që u aksidentua në aksin Pogradec-Lin, dy të tjerë të pl*gosur
- 6 days ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec-Lin ku janë përfshirë dy automjete.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua ndërsa burimet bëjnë me dije se ka të plagosur te tjerë ne gjendje të rëndë. Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















