top of page

NGJARJE E RËNDË/ Sherr mes nxënësve, plagoset me th*kë në qafë i mituri

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në Durrës.


Burime për mediat bëjnë me dije se disa nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shën Vlash, janë përleshur mes tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre.


Sipas informacioneve, i mituri ka marrë goditje me thikë në qafë dhe është nisur drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.


Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq raportohet se policia ka shoqëruar disa nxënës te klasës së 9-te, të përfshirë në sherr.

“KORÇA BOOM”


bottom of page