Ngjarje e rëndë: Arrestohet i dyshuari për v*asjen me a*më zjarri
- Korca Boom
- Nov 2
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve nga armë zjarri.
Fillimisht, policia raportoi se viktima nuk kishte mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, por në raportin 24-orësh rasti është cilësuar si “vrasje”, duke dhënë detaje të reja për ngjarjen.
Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, gjithashtu mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
"KORCA BOOM"



















