top of page

NGJARJE E RËNDË në Korçë/ Një person hidhet nga kati i tretë i hotelit!

  • Feb 28
  • 1 min read

Një person hidhet nga kati i tretë i një hoteli në Korçë, fatmirësisht bie në verandë dhe shpëton


Një person ende i paidentifikuar për policinë e Korçës këtë mëngjes është hedhur nga kati i tretë i një hoteli në qendër të qytetit të Korçës.


Personi i cili dyshohet të vuajë nga probleme të shëndetit mendor është hedhur nga kati i tretë por fatmirësisht ka rënë mbi verandën e hotelit dhe ka thyer këmbën duke qenë jashtë rrezikut për jetën


Shtetasi është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës ku po merr mjekimet e para


Policia në vendin e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page