Ngjarje e rëndë në Vishocicë, dyshohet se morën peng një person
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vishocicë të Devollit, ku sipas burimeve zyrtare të policisë, një person është marrë peng dhe keqtrajtuar.
Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar në komisariat shtetasi A. N. pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrëmbimin e shtetasit I. T., i cili ndodhej në arrest shtëpie në momentin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, A. N. dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me M. B. dhe T. Ç., ndërsa personi i rrëmbyer është keqtrajtuar në banesën e njërit prej tyre.
Policia e Devollit ka nisur kontrolle intensive dhe veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për verifikimin e përfshirjes së personave të tjerë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Korçës, e cila ka marrë në dorë procedimin penal.
"KORCA BOOM"
















