Ngushtica e Hormuzit në krizë, Irani sulmon dy anije ndërkombëtare
- 2 hours ago
- 1 min read
Irani ka paralajmëruar se çdo anije që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të marrë më parë leje nga Teherani.
Deklarata u bë nga komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri, në një postim në rrjetin social X. Ai njoftoi se dy anije janë goditur për shkak se kishin injoruar paralajmërimet për të mos kaluar përmes ngushticës.
Sipas Tangsirit, ekuipazhet e anijeve kishin besuar në “premtime të kota” dhe kishin tentuar të kalonin pavarësisht paralajmërimeve.
Anijet në fjalë janë Express Rome, me pronësi izraelite dhe flamur liberian, e cila u interceptua dhe u qëllua me armë nga forcat iraniane, dhe Mayuree Naree, me flamur tajlandez, që u sulmua dhe mori flakë. Ekuipazhi i Mayuree Naree më pas u shpëtua nga marina e Omanit.
Kjo situatë nxit tensione të reja në një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale, duke rritur shqetësimet për sigurinë e transportit ndërkombëtar.
"KORCA BOOM"
















