top of page

Nismë për sistemin e kabllove në qytetin e Maliqit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 10
  • 1 min read

Bashkia Maliq ka ndërmarrë një nismë për t'u vlerësuar, duke nisur një aksion në qytet për sistemimin dhe largimin e kabllove të telefonisë, internetit dhe sistemit kabllor.


Kjo iniciativë, një nga të rrallat në vend dhe ndoshta e vetmja në llojin e saj, synon të sjellë rregull dhe siguri në hapësirat publike, duke hequr rrjetet e kabllove që janë të vendosura në mënyrë të çrregullt apo jashtë funksionit.


Përmes kësaj ndërhyrjeje, bashkia i bën thirrje të gjitha kompanive që operojnë në qytet dhe në të gjithë territorin e saj që të marrin përgjegjësitë përkatëse: të sistemojnë rrjetet kabllore dhe të largojnë të gjitha ato që nuk janë më funksionale, duke u bërë pjesë e përpjekjes për një mjedis më të rregullt dhe më të sigurt.


Në rast të mosreagimit nga ana e subjekteve private, Bashkia Maliq ka bërë të ditur se do të ndërhyjë vetë për të prerë dhe stabilizuar situatën, duke garantuar mbarëvajtjen e punimeve dhe mirëmbajtjen e territorit.



“KORÇA BOOM”



bottom of page