top of page

“Njeri i shitur”, tifozët e Flamurtarit sulmojnë ashpër kapitenin e përjashtuar

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Situata te Flamurtari vijon të jetë e tensionuar pas vendimit për përjashtimin e kapitenit Lorenc Trashi.


Pas vendimit të marrë nga presidenti Sinan Idrizi, ka ardhur edhe reagimi i grupimit të tifozëve “Flota kuqezi”, të cilët kanë mbështetur plotësisht këtë vendim, duke përdorur tone shumë të ashpra ndaj lojtarit.


Në një komunikatë publike, tifozët akuzojnë Trashin për sjellje të përsëritura të dyshimta, duke e cilësuar përjashtimin e tij si të merituar. Ata theksojnë se fanella e Flamurtarit është mbi çdo individ dhe se klubi duhet të përfaqësohet vetëm nga lojtarë që luajnë me përkushtim.


“Turpi e ka emrin Trashi. Flota kuq e zi mbështet plotësisht vendimin e klubit për përjashtimin e kumarxhiut Lorenc Trashi. Pas rasteve të dyshimta të përsëritura, përjashtimi i tij është mëse i merituar”, thuhet në reagimin e tifozëve.


Më tej, në deklaratë theksohet se lojtari do të kujtohet si “njeri i shitur”, ndërsa bëhet thirrje që persona të tillë të mos kenë vend në klub.


Reagimi i tifozëve vjen pas ndeshjes ndaj Bylis, ku Flamurtari u mposht me rezultatin 2-1, ndërsa episodi i penalltisë në minutat e fundit ka nxitur polemika të forta.


Situata mbetet e ndezur në Vlorë, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë reagim nga vetë lojtari apo zhvillime të tjera në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page