Njihuni me "surprizat" e motit gjatë kësaj të mërkure, 20 gusht 2025
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara.
Ndërsa gjatë orëve të pasdites vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore juglindore duke gjeneruar momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor për pasojë në në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
“KORÇA BOOM”
