top of page

SOT radha e SKËNDERBEUT për 3 pikë ndaj Besës/ Laçi dhe Pogradeci presin gabimin e “Ujqërve”!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Java e 28-të e kategorisë së parë startoi dje me një ndeshje, ndërkohë që sot në të njëjtën orë luhen të gjitha takimet e tjera për të përmbyllur këtë javë.


Në këtë mënyrë dje në orën 15:00, u luajt derbi i myzeqesë, teksa Apolonia barazoi 0-0 me Lushnjën në Fier, duke bërë që të dy ekipet të ndajnë nga 1 pikë, që në fakt nuk është se ju vlen shumë.


Pas kësaj përballjeje të parë radhën e ka dita e sotme me 5 përballje që janë “zjarr”, pasi po i afrohemi fundit të kampionatit dhe të gjitha takimet pritet të jenë të luftuara.


E gjithë vëmendja sot do të jetë te treshja e kreut, ku Skënderbeu kyesues do të udhëtojë drejt Luzit, atje ku e pret Besa, një ndeshje shumë delikate dhe që Skënderbeut i bën punë vetëm fitorja.



Në të njëjtën orë sot, do të luajë edhe Laçi i vendit të dytë që do të luajë po në transfertë, por ndaj Ilirisë. Ndërkohë që Pogradeci i vendit të tretë, udhëton drejt Burrelit dhe te këto tre ndeshje do të jetë e gjithë vëmendja pasi Skënderbeu tashmë ndjen presionin e kreut me vetëm 1 pikë larg kurbinasve dhe 6 pikë larg pogradecarëve.


Në përballjet e tjera Kastrioti pret Kukësin dhe Korabi do të luajë përballë Luftëtarit. 

 

Java 28

21 mars 2026 (DJE)

Apolonia – Lushnja 0-0

 

22 mars 2026 (SOT)

ORA 15:00 Kastrioti – Kukësi

ORA 15:00 Burreli – Pogradeci

ORA 15:00 Iliria – KF Laçi

ORA 15:00 Besa – Skënderbeu

ORA 15:00 Korabi – AF Luftëtari 

“KORÇA BOOM”


bottom of page