top of page

Njihuni me "surprizat" e motit për këtë të martë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Për ditën e martë, moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite.


Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite.


Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër, sipas SHMU.


Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.


Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page