Njihuni me "surprizat" e motit për këtë të shtunë
1 day ago
1 min read
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri e lindje të territorit.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë maleve kryesisht në verilindje e lindje të vendit.
Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
“KORÇA BOOM”
















