top of page

Një dekret i pezulluar dhe një kryetar i kontestuar. Ja arsyet e pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 9
  • 1 min read

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar përkohësisht dekretin e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës.Konkretisht, bëhet fjalë për dekretin nr. 350, datë 01.10.2025, i cili parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në disa njësi vendore, përfshirë edhe Tiranën.Gjykata ka vendosur ta pezullojë këtë dekret për pjesën që ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, deri në një vendim përfundimtar.


Cilat janë arsyet kryesore të këtij vendimi?

  1. Kërkesa është paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kundërshton si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.

  2. Po ashtu, ai kundërshton edhe dekretin e Presidentit që përcakton datën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, me arsyetimin se është marrë pa përfunduar procesi për ligjshmërinë e shkarkimit të tij.


  3. Gjykata është mbështetur në nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës, të cilat rregullojnë veprimtarinë dhe ndërhyrjet në qeverisjen vendore.

  4. Vendimi për pezullim është marrë për të shmangur pasoja të parikuperueshme në rast se zhvillimi i zgjedhjeve do të rezultonte i parakohshëm, nëse më pas shkarkimi i Veliajt do të rezultonte i pavlefshëm.


çfarë vendosi gjykata?Gjykata vendosi pezullimin e menjëhershëm të dekretit të Presidentit për pjesën që lidhet me Bashkinë e Tiranës.Pezullimi do të jetë në fuqi deri në shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page