top of page

Një ditë e veçantë në Qendrën Ditore për të Moshuarit në Devoll

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 30
  • 1 min read

Një ditë e veçantë në Qendrën Ditore për të Moshuarit në Devoll


Në ambientet e Qendrës Ditore për të Moshuarit, u zhvillua një aktivitet i ngrohtë dhe plot emocion, në prani të përfaqësuesve të organizatës Dorcas dhe të NjVKSH (Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor).


Ky takim shërbeu si një mundësi për të theksuar rëndësinë e përkujdesjes dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj moshës së tretë, si dhe për të forcuar bashkëpunimin institucional në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së të moshuarve në Bashkinë tonë.


Gjatë ditës, të moshuarit u angazhuan në aktivitete sociale, ndërvepruan me përfaqësuesit e institucioneve dhe ndanë shqetësimet e tyre në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.


Bashkia Devoll, në partneritet me aktorë të ndryshëm socialë dhe institucionalë, vijon të investojë në politika sociale që i japin dinjitet dhe kujdes brezit të tretë.


“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page