top of page

Një durrsak “ujk” që fitoi gjithçka me Skënderben…!

  • Aug 12, 2023
  • 1 min read

Pas pak ditësh mbush 37-vjeç, ndërkohë që askush në qytetin e Korçës nuk ka për ta harruar Renato Arapin, durrsakun që sa shumë dha për Skënderbeun dhe sa shumë i dha edhe atij Skënderbeu, duke shënuar emrin në histori.

Për 5 vjet u aktivizua me Skënderbeun e artë të asaj dekade që nuk harrohet kurrën e kurrës, ndërkohë që mbrojtësi durrsak ishte nga të parët që erdhi në Korçë, në atë projekt kaq të madh që filloi me Agim Zeqon dhe vazhdoi me Ardjan Takaj, duke vijuar edhe sot edhe pse Skënderbeu është akoma i dënuar.

Arapi mbërriti te Skënderbeu në janar të viti 2011-të dhe erdhi nga Shkumbini te Skënderbeu. Me ardhjen e tij dhe të gjithë emrave të tjerë, ekipi u blindua dhe Arapi ishte një nga mbrojtësit të atij kalibri të lartë, që ndihmoi shumë në trofetë e Skënderbeut.

Pas shumë trofeve me Skënderbeun, Arapi do të largohej në 2016-ën nga Korça, duke marrë gjithçka nga Skënderbeu, por edhe duke shkuar po me këtë skuadër deri në grupet e Europa League.

Sot, brezi i Renatos kujtohet me shumë nostalgji dhe padiskutim që tifozëria bardhekuqe e kujton me shumë nostalgji durrsakun në fjalë.

Faleminderit për gjithçka që i ke dhënë Skënderbeut, Renato!

Faleminderit dhe suksese në rrugën tënde si trajner, Renato Arapi!

Një brez lojtarësh që nuk ka për t’u harruar kurrë dhe që shënuat me gërma të arta emrin e Skënderbeut në arenën e futbollit më të madh europian.


bottom of page