top of page

Një dyshe korçare në drejtimin e Tiranës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Para pak momentesh është bërë me dije se në drejtimin e Tiranës ka pasur ndryshime, dhe kjo lidhet me largimin e drejtorit teknik Agim Ibrahimi. Por ajo që vlen të theksohet është fakti se Bledi Shkëmbi do të vazhdojë të jetë trajneri i Tiranës.


Nga sa është mësuar, vendin e Ibrahimit ka shumë mundësi ta zërë Tefik Osmani, një emër i njohur për Tiranën, pasi edhe më parë ka qenë pjesë e këtij ekipi, po në këtë pozicion. Tefik Osmani ka gjasa të marrë këtë rol, sidomos pas përfundimit të bashkëpunimit me Vllazninë, ku mbylli një sezon mjaft të mirë, duke e renditur ekipin në vendin e dytë.


Pritet që në orët në vijim të vijë edhe konfirmimi zyrtar se kush do të jetë drejtori i ri teknik i Tiranës. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë pikërisht Tefik Osmani.



“KORÇA BOOM”



bottom of page