top of page

Miri pas finales: “Edhe po fitoi ajo, e kam fituar edhe unë”

  • 2 days ago
  • 1 min read

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, në një intervistë për Top Channel.


Gjatë bisedës, ai u shpreh se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion të pestë të spektaklit. Sipas tij, përvoja ka qenë e fortë dhe e gjatë, por aspak diçka për t’u penduar.


Miri komentoi gjithashtu edhe fitoren e këtij edicioni nga Selin Bollati, duke thënë se i është bërë qejfi që çmimi i madh shkoi pikërisht për të. Ai kujtoi edhe një deklaratë të tij të bërë gjatë qëndrimit në shtëpi, ku kishte thënë se nëse Selin do të fitonte, atëherë në një farë mënyre fitues do të ishte edhe ai.


“Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë,” u shpreh ai, duke iu referuar asaj që e quajti “profecia” e tij brenda shtëpisë.


Në intervistë, Miri tha se 120 ditët në “Big Brother” i janë dukur si një periudhë shumë e gjatë, por njëkohësisht edhe shumë e vlefshme për të. Ai theksoi se nuk është bërë pishman për asnjë moment të rrugëtimit të tij.


“Unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin siç është në të vërtetë, me zemër të madhe. Ndoshta është marrë si dobësi, por unë mendoj se kam arritur të tregoj veten time,” tha ai.

Miri shtoi se ky edicion i ka dhënë mundësinë që publiku ta njohë më afër dhe më thellë, jo vetëm si artist, por edhe si person.


“Kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku më shumë dhe më afër,” përfundoi ai.

“KORÇA BOOM”


bottom of page