top of page

Një epokë mbyllet, arsimi humb një prej figurave më të respektuara

  • 2 days ago
  • 1 min read

Ndahet nga jeta tokësore për të kaluar në përjetësi, drejt parajsës, në moshën 97-vjeçare, një prej figurave më të respektuara të arsimit, mësuesi dhe drejtuesi me vlera të rralla, Vaskë Rado.


Ai do të kujtohet jo vetëm si një mësues dhe drejtues shembullor, por mbi të gjitha si një njeri me virtyte të larta: bashkëshort i përkushtuar, prind shembullor dhe atdhetar i devotshëm, që ia kushtoi jetën misionit fisnik të arsimit.


I thjeshtë, i ditur, i qetë, gojëmbël dhe gjithmonë i buzëqeshur, Vaskë Rado mbetet një emër i paharruar për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë pranë tij.


Do ta kujtojmë si koleg të respektuar, por mbi të gjitha si drejtuesin e një prej shkollave më të mira të rrethit, Shkolla e Mesme e Bilishtit.


Ai spikaste për analizat e sakta dhe të detajuara mbi rezultatet në shkollë, ashtu siç dinte të mbante me dinjitet dhe përgjegjësi çdo barrë që lidhej me drejtimin dhe ecurinë e institucionit.


Rruga e tij e përditshme me biçikletë nga Hoçisht drejt Bilisht dhe kontributi i jashtëzakonshëm në arsim mbeten simbol i përkushtimit dhe sakrificës.


Jeta dhe vepra e tij meritojnë të zënë vend nderi në historinë e arsimit dhe në kujtesën e brezave.


I paharruar do të mbetesh gjithmonë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Vaskë Rado.

U prehsh në paqe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page