top of page

Një Kukës me zemër korçare, Kadiu dhe talentet po bëjnë diferencën

  • 2 days ago
  • 1 min read

Kukësi i sezonit të ri ka një "ngjyrim" të fortë korçar. Në ndeshjen e fundit miqësore u vu re qartë se një pjesë e rëndësishme e formacionit përbëhet nga futbollistë me origjinë nga Korça, të cilët po marrin gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik.


Madje, në këtë sfidë, Lamellari mbante edhe shiritin e kapitenit, një tregues i qartë i rolit të rëndësishëm që ai ka fituar brenda skuadrës. Në portë ishte Dervishaj, në mbrojtje u aktivizua Jetmir Laze, ndërsa në repartin ofensiv ishte Korçari, duke krijuar një bërthamë lojtarësh korçarë që po mbajnë peshë te verilindorët.


Por ajo që e bën edhe më të fortë lidhjen e Kukësit me Korçën është pankina. Skuadra drejtohet nga Bledi Kadiu, trajneri korçar që po ndërton një projekt të bazuar te futbollistët e rinj dhe të talentuar. Me filozofinë e tij të punës dhe besimin te elementët me perspektivë, Kadiu ka krijuar një grup konkurrues, ku të rinjtë kanë hapësirën për të treguar vlerat e tyre.


Kukësi duket se ka zgjedhur të investojë te talenti dhe te e ardhmja, ndërsa prania e kaq shumë emrave korçarë në skuadër nuk kalon pa u vënë re. Me një trajner korçar në drejtim dhe disa futbollistë të dalë nga futbolli korçar në formacion, verilindorët po krijojnë një identitet të ri, që premton shumë për sezonin e ardhshëm.

“KORÇA BOOM”


bottom of page