top of page

Një lajm tronditës që na preku të gjithëve, lutemi për shërimin e shpejtë

  • Apr 14
  • 1 min read

Sa befasues, aq edhe thellësisht tronditës ky lajm që morëm sot. Miku ynë i dashur, Aranit Gjika, është aksidentuar nga një person me motoçikletë, i cili fatkeqësisht është larguar nga vendi i ngjarjes.


Pas ndërhyrjes së parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për shkak të gjendjes së rënduar, Araniti është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr kujdesin e specializuar që i nevojitet.


Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij. Araniti ka qenë gjithmonë një shembull force, energjie dhe pozitiviteti për të gjithë ne, dhe jemi të bindur se edhe këtë sfidë do ta përballojë me të njëjtin shpirt luftarak që e ka karakterizuar gjithmonë.


Lutemi me gjithë forcën e shpirtit: Forca kampion! Me ndihmën e të Madhit Zot do t’ia dalësh. Të urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë pranë gjirit të familjes, të afërmve dhe miqve të tu, ashtu energjik dhe buzëqeshur siç të njohim të gjithë.


Jemi me ty, sot dhe gjithmonë!

“KORÇA BOOM”


bottom of page