top of page

Nuk gjeti minutat e kërkuara te Besa, sulmuesi kalon te Skënderbeu!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Lëvizjet në këtë merkato vere do të jenë të shumta. Ekipet edhe pse kanë nisur prej javësh pushimet, drejtuesit vazhdojnë punën.


Kështu te Besa kanë nisur edhe largimet e para. Tayo Razak nuk do të jetë më pjesë e kavajasve, me sulmuesin që do të mbetet gjithsesi në Kategorinë e Parë.


Kjo pasi nigeriani i është bashkuar Skënderbeut, pasi siç dihet korçarët zotërojnë kartonin e tij dhe 20-vjeçari luajti te Besa në formë huazimi. Në sezonin e ri pritet që të jetë një ndër lojtarët kyç te korçarët, teksa te Besa nuk pati minutat e dëshiruara./ NEWSPORT



“KORÇA BOOM”



bottom of page