Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës” – Jorida Tabaku flet për miqësinë me Ogerta Manastiliun dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të sistemit
- Korca Boom
- Sep 17, 2025
- 1 min read
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur poshtë mundësinë e një kandidature për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Tabaku theksoi se, beteja e saj është në parlament duke e përjashtuar mundësinë e përballjes me Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste.
“Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan”, deklaroi ajo.
Deputetja gjithashtu komentoi mbi nevojën për ndryshime strukturore në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe kritikoi mënyrën se si po administrohet aktualisht: “Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Ky mënyrë e sjelluri duhet ndryshuar.”
Kujtojmë se Jorida dhe Ogerta kanë një miqësi të hershme që në kohët e gjimnazit.
“KORÇA BOOM”



















