top of page

Nuk ka më vende/ Korça e prenotuar e gjitha deri në fundvit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Festat e nëntorit, të cilave u pasojnë ato të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, do të sjellin një fluks të madh vizitorësh në Korçë dhe në fshatrat e saj turistike. Voskopoja, Dardha dhe Boboshtica janë ndër destinacionet më të kërkuara, duke bërë që hotelet, bujtinat dhe të gjitha strukturat akomoduese të mbushen plotësisht.


Kërkesa e lartë ka bërë që prenotimet të kryhen shumë herët, me kapacitete tashmë të ezauruara për të gjithë periudhën festive. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë vendas, por nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët çdo vit e më shumë e përfshijnë Korçën në itineraret e tyre dimërore.


Përveç ofertave të shumta që ofrohen nga hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera të shërbimit, pushteti lokal ka organizuar edhe një kalendar të pasur festash. Aktivitetet kulturore, artistike dhe argëtuese do të shtrihen që nga festimet e nëntorit e deri në natën e ndërrimit të viteve.


Koncerte, panaire, aktivitete për fëmijë dhe evente tradicionale do të gjallërojnë qytetin, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë vizitorët.


Ky kombinim i mikpritjes, natyrës dhe ngjarjeve festive e kthen Korçën në një nga destinacionet më të preferuara të sezonit dimëror.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page