top of page

Nuk kthehet nga leja, kishte lënë një letër të vëllait, i dënuari arratiset nga burgu (EMRI)

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit është larguar dhe më pas nuk është kthyer në institucion pas përfundimit të lejes.


Bëhet fjalë për Petrit Ndocin, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje.


Mësohet se Ndoci duhej të kthehej në burg ditën e sotme, rreth orës 12:30, por nuk është paraqitur në institucion.


Ndërkohë, vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci kishte lënë një letër përpara se të largohej.


Pas moskthimit të të dënuarit nga leja, autoritetet kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e largimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page