top of page

Numërimi drejt fundit në Korçë, PS fiton me mbi 54 përqind, si ndahen votat mes partive të tjera

  • May 13, 2025
  • 1 min read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 417 nga 422 kuti votimi.


Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka dalë forca e parë politike me 57,661 vota, që përfaqësojnë 54.4% të totalit të votave.


Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 36,537 vota, që përbëjnë 34.5% të votave.


Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) mban vendin e tretë me 4,669 vota, ose 4.4% të pjesëmarrjes.


Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje


Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 57,661 vota – 54.4%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 36,537 vota – 34.5%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 4,669 vota – 4.4%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,497 vota – 2.4%

Partia Mundësia – 2,269 vota – 2.1%

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 953 vota – 0.9%

Lëvizja Bashkë – 855 vota – 0.8%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 160 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 121 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 74 vota – 0.1%


“KORÇA BOOM”




bottom of page