top of page

Hungaria në udhëkryq/ Sondazhet paralajmërojnë ndryshim të madh politik

  • 2 days ago
  • 1 min read

Pas mbylljes së qendrave të votimit në Hungari, janë publikuar sondazhet paraprake që tregojnë një epërsi të thellë të opozitës.


Sipas të dhënave të bëra publike nga 212 Research Centre, opozita e udhëhequr nga Tisza parashikohet të marrë rreth 55% të votave, duke lënë pas Fidesz, forca politike e kryeministrit Viktor Orbán, e cila pritet të sigurojë rreth 38%.


Nëse këto projeksione konfirmohen, Tisza mund të fitojë deri në 132 vende nga gjithsej 199 në Parlament, duke siguruar një shumicë të fortë për të formuar qeverinë e re.


Zgjedhjet janë karakterizuar edhe nga një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, çka tregon interesin e madh për këtë proces vendimtar politik në vend.


Megjithatë, këto mbeten rezultate paraprake dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet zgjedhore për të përcaktuar përfundimisht përbërjen e parlamentit të ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page