Dua Lipa kritikon qeverinë Rama: Shqetësuese ndryshimi i ligjit për mjedisin pa konsultim publik
top of page

Dua Lipa kritikon qeverinë Rama: Shqetësuese ndryshimi i ligjit për mjedisin pa konsultim publik

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka ngritur shqetësime për politikat mjedisore në Shqipëri, duke kritikuar ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura.


Gjatë bisedës me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi në podcastin e saj “Service95 Book Club”, këngëtarja me origjinë shqiptare foli për zhvillimet aktuale në vend dhe mënyrën se si po menaxhohen çështjet e mjedisit.


Dua Lipa u shpreh se ndryshimi i ligjeve që lidhen me mjedisin pa një proces konsultimi publik është një çështje shqetësuese.


“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Më duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, deklaroi ajo.


Komentet e saj lidhen me ndryshimet në ligjin 21/2024 për ndërtimet në zonat e mbrojtura, të cilat kanë shkaktuar debate për ndikimin e tyre në zona me rëndësi natyrore, përfshirë lagunën Vjosë-Nartë dhe zonën e Zvërnecit, ku janë planifikuar ndërtime turistike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page