top of page

Në Prefekturën e Korçës u zhvillua takim me anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Nën drejtimin e institucionit të Prefektit të Qarkut, në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Personave 2024-2025, Drejtoria e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijës dhe me mbështetjen e OSBE-së, u zhvillua takim me anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik.


Takimi kishte për qëllim të evidentonte problematikat e hasura mbi format më shqetësuese të trafikimit, të rriste bashkëpunimin ndërinstitucional për adresimin e trafikimit të qenieve njerëzore në nivel vendor si dhe të koordinonte shërbimet e mbështetjes për viktimat dhe sigurimin e një përgjigje gjithëpërfshirëse dhe efektive.


“KORÇA BOOM”


bottom of page