“Në radhë për një takim me Agasin”/ Elvi Fundo zbulon “bëmat” e kabinetit qeverisës
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar sot në emisionin “Opinion”, zbuloi se disa ministra të kabinetit të qeverisë Rama dhe disa drejtorë aktuale, kanë zhvilluar takime me emrin e njohur për drejtësinë dhe të përfshirë në skandalin e SHISH-it, Ergys Agasi.
Fundo tha se këta zyrtarë shkonin në një resort në afërsi të kryeqytetit dhe siç theksoi, rrinin në radhë për një takim me Agasin, i cili kishte një zyrë në atë ambient.
“Në zyrën e Agasit, po e them me përgjegjesi të plotë, kanë shkuar ministra të Ramës, drejtorë. Shkonin në radhë të Equos Resort dhe rrinin në radhë për Agasin”,-theksoi Fundo.
Gazetari Elvi Fundo tha sot se në gjithë këto vite denoncimesh nga mediat për çështjen e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjëherë një reagim të denjë lidhur me një prej aferave më të mëdha të shekullit.
Fundo u shpreh se së paku, Rama ka përgjegjësi morale për këtë çështje.
Sipas gazetarit, në aferën e inceneratorëve janë të përfshirë edhe një sërë emrash publikë.
“Mirë Rama nuk i verifikon. Po kur media i nxjerr inceneratorët, sterilizimin, etj. Kur ne denoncojmë, pse nuk reagon? Ne e verifikuam. Ku ishte Rama për çështjen e inceneratorëve. Nuk mban përgjegjësi morale. Janë edhe emra të tjerë: Plarent Ndreca, Ilir Proda, Migel Mërtiri, kush janë këta?”,-u shpreh Fundo.
“KORÇA BOOM”
















