top of page

"Nënqyteti” i Pogradecit në 31 piktura/ Një ekspozitë që flet me kujtime nga arti i Anastas Kostandinit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 13
  • 1 min read

Një hartë ndryshe e qytetit të Pogradecit përcillet përmes pikturave të piktorit Anastas Kostandini.


31 vizatime sjellin zonat e ndryshuara apo harruara të qytetit liqenor, por që vijojnë të jetojnë në kujtesën kolektive dhe strukturën urbane të qytetit.


Sipas Tasos “Nënqyteti” është më shumë se një ekspozitë.


“Lidhet me fëmijërinë time, kujtimet e prindërve dhe të gjyshërve të mi, me rininë time pastaj ka ndonjë reflektim të kohës së sotme e cila është problematike gjithmonë. Që rë gjithë janë artiste në mënyrën e tyre. Të gjithë kanë çfarë tregojnë."


Ky projekt i veçantë synon të ndezë reflektimin mbi identitetin urban dhe memorien qytetare, duke e vendosur artin në funksion të dialogut me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Pogradecit.


“Kjo është më tepër në zhvillim të turizmit historik dhe kulturor për të evidentuar ato vlera të cilat qytetit I janë zbehur ose nuk ekzistojnë më, duke rikthyer një memorie historike”, u shpreh dr i Turizmit në Pogradec.


Ekspozita mblodhi jo vetëm qytetarë e artdashës por edhe figura të njohura të ekranit.

“Më duket vetja sikur jam në Europë. Kjo buron jo vetëm nga talenti por edhe nga dashuria e pasosur”, u shpreh Mevlan Shanaj.


Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë, ndërsa të 31 punimet janë të vendosura në zonat respektive të qytetit, ku përmes telefonit mund të skanohen dhe të lexohet i gjithë informacioni për lagjet e godinat e vjetra, muzeun, ish kinemanë, zonat historike./ Oranews


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page