top of page

Operacion me tension gjatë natës, i kërkuari përplas mjetin e policisë dhe tenton arratisjen

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një operacion policor i zhvilluar në orët e vona të së shtunës ka sjellë momente tensioni, pasi një person i shpallur në kërkim është përplasur me forcat e policisë gjatë tentativës për arrestimin e tij.


Sipas informacioneve paraprake, agjentët e Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë kishin ndërmarrë një operacion për kapjen e një personi të kërkuar nga drejtësia.


Gjatë ndjekjes, i dyshuari ka përplasur automjetin e tij me mjetin e policisë, ku ndodheshin efektivët, dhe më pas ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.


Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policore, të mbështetura edhe nga FNSH, kanë rrethuar zonën dhe kanë vijuar operacionin për lokalizimin e tij.


Pas disa orësh kërkime intensive, personi në kërkim është lokalizuar dhe vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Burime bëjnë me dije se i arrestuari është nga Elbasani, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë publik nga autoritetet. Sipas të njëjtave burime, ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale dhe rezulton i kërkuar nga SPAK.

“KORÇA BOOM”


bottom of page