Përplasje fatale mes makinës dhe biçikletës, një viktimë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pak para mesnatës në autostradën Lushnjë-Tiranë, pranë urës mbi lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale për biçiklistin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Deri më tani, viktima ende nuk është identifikuar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bllokuar përkohësisht kahun e lëvizjes drejt Tiranës për të kryer veprimet hetimore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke lëvizur në mes të rrugës. Drejtuesi i automjetit, megjithëse ka tentuar të devijojë mjetin për të shmangur përplasjen, nuk ka arritur të evitojë aksidentin tragjik.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















