top of page

Operacion policor, arrestohen katër shqiptarë të dyshuar për grabitje

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një operacion policor është zhvilluar mëngjesin e 5 marsit në zonën e Agias, në qytetin e Larisës në Greqi, ku autoritetet kanë arrestuar katër persona me origjinë shqiptare të dyshuar për një seri vjedhjesh dhe grabitjesh.


Sipas policisë greke, të arrestuarit dyshohet se vepronin si grup dhe janë përgjegjës për disa raste grabitjesh në dyqane dhe banesa në qytetin e Agias dhe në fshatrat përreth.


Mediat greke raportojnë se ndaj tyre ishin lëshuar më herët urdhër-arreste. Ata akuzohen për formim bande dhe për kryerjen e grabitjeve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur nëse janë të përfshirë edhe në krime të tjera në zona të ndryshme të vendit.


Autoritetet bëjnë me dije se aktiviteti i dyshuar i grupit kishte shkaktuar shqetësim në komunitetin vendas, si dhe dëme të konsiderueshme materiale dhe monetare. Hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve vijojnë.

"KORCA BOOM"


bottom of page