Pa kompromis dhe me përgjegjësi: Skënderbeu tregon klas
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu ka treguar edhe një herë se është një ekip që nuk ka asnjë dyshim për integritetin e garës. Këtë e tregoi edhe javën e kaluar në ndeshjen me Pogradecin, ku pësoi një humbje në kohën shtesë, por e konfirmoi gjithashtu edhe në ndeshjet e tjera, duke mos toleruar asnjë sjellje të pahijshme nga kundërshtari.
Madje, ka arritur të barazojë në minutat e fundit në Laç duke luftuar fort, edhe pse ka pasur dy lojtarë me karton të kuq.
Skënderbeu ndodhet në një pozicion të favorshëm dhe ka në dorë fatet e gjithë kampionatit, por po tregon shumë pjekuri dhe seriozitet në garë, duke mos toleruar askënd dhe duke luajtur pastër dhe me përgjegjësi.
Ekipi fokusohet vetëm tek vetja dhe nuk përpiqet të ndikojë në renditjen e të tjerëve. Kjo është një vlerë e vyer e këtij ekipi me një histori sportive për t’u pasur zili.
"KORCA BOOM"



















