top of page

Pankina e Ilirisë ndryshon, surpriza e sezonit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 hours ago
  • 1 min read

Klubi i KF Iliria ka vendosur për ndryshimin në pankinë dhe ka emëruar italo-argjentinasin Matias Tatanxhelo si trajnerin e ri të skuadrës për pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë. Ky emërim vjen pas largimit të teknikut Dritan Ismajli, duke i dhënë një frymë të re ekipit bardheblu.


KF Iliria synon jo vetëm të sigurojë mbijetesën në Kategorinë e Parë, por edhe të kthehet në një skuadër protagoniste në luftën për ngjitjen në elitë. Në njoftimin zyrtar të klubit, shkruhej: KF Iliria prezanton trajnerin e ri të ekipit, Matias Tatanxhelo. Italo-argjentinasit i urojmë mirëseardhjen në familjen bardheblu dhe shumë suksese në krye të KF Iliria.


Tatanxhelo vjen me përvojë të konsiderueshme në Kategorinë e Parë. Në vitin e fundit ai ka drejtuar dy etapa të ndryshme të klubit të Shirokës, ndërsa për disa muaj ka qenë trajner i Apolonisë, gjithashtu në këtë kategori, gjatë fundit të sezonit 2024-2025.


Me emërimin e tij, KF Iliria nis një kapitull të ri, duke vendosur objektiva të qarta për përmirësimin e lojës, konsolidimin e skuadrës dhe aspiratën për të rikthyer klubin në elitën e futbollit shqiptar.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page