top of page

Pas disa ditësh kërkime, 73-vjeçarja e zhdukur gjendet e pa jetë në lumin Osum

  • 12 hours ago
  • 1 min read

Një 73-vjeçare e raportuar e zhdukur është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lumin Osum, në fshatin Gradishtë të Beratit, rreth orës 09:00.


Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa më 22 prill 2026 dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Trupi i saj është gjetur në lumin Osum, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.


Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme./ Oranews

"KORÇA BOOM"



bottom of page