Pas tubimit, policia vepron: 15 persona procedohen penalisht
- 2 hours ago
- 1 min read
Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht 15 shtetas, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një tubim të zhvilluar në Tiranë, i cili dyshohet se ka sjellë prishje të rendit dhe bllokim të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Nga hetimet rezulton se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar në intervalin 19:00–22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka vijuar më pas në disa akse kryesore të kryeqytetit, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe segmente të Unazës, duke sjellë bllokim të trafikut dhe tejkalim të perimetrit të përcaktuar.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë si prova materiale.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
“KORÇA BOOM”
















