top of page

Pashkët ortodokse, rritet fluksi në Doganë!

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Afrimi i festës së Pashkës ortodokse ka rritur fluksin e lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës, në kufirin me Greqinë.


Tradicionalisht, bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen në vendlindje për të kaluar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, përgjatë 24 orëve të fundit, kanë përpunuar 6.279 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.821 në hyrje dhe 2.458 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2.431 mjete, nga të cilat 1.545 në hyrje dhe 886 në dalje.


Gjatë ditës së enjte, në sportelet e kontrollit të dokumenteve nuk janë konstatuar radhë të gjata pritjeje në kufi./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page