top of page

Pazari i Vjetër i Korçës rikthehet në identitet, bizneset heqin vetë strukturat shtesë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 2
  • 1 min read

Mëngjesi i sotëm e gjen Pazarin e Vjetër të Korçës të çliruar nga çdo element shtesë ndërtimor, pas një procesi të ndërgjegjshëm nga vetë pronarët e lokaleve që operojnë në këtë zonë historike mbi 250-vjeçare.


Strukturat metalike rrethuese dhe shtesat e tjera të ngritura gjatë viteve janë hequr plotësisht, duke i rikthyer ndërtesave dhe mjedisit përreth uniformitetin arkitektonik që e karakterizon këtë hapësirë unike në juglindje të vendit.


Ky veprim, i ndërmarrë pa ndërhyrje forcash inspektuese, tregon përkushtimin e biznesit lokal për ruajtjen e identitetit dhe autenticitetit të Pazarit të Vjetër, një nga destinacionet më të vizituara turistike dhe kulturore të Korçës./ vizionplus


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page