Penallti e mohuar? Skënderbeu largohet me një pikë nga Peshkopia
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu ishte mysafir në Peshkopi, ku u nda me nga një pikë me ekipin e Korabit në një barazim që u ndikua nga disa faktorë. Në mënyrë të veçantë, terreni i rënduar e bëri të vështirë zhvillimin normal të lojës dhe ndikoi dukshëm në cilësinë e aksioneve.
Pjesa e parë u karakterizua në përgjithësi nga raste më të pastra për Skënderbeun, i cili iu afrua disa herë golit me anë të Vangjelit, Gjinit dhe Gjumsi. Megjithatë, forma e mirë e portierit vendas bëri që rrjeta të mbetej e paprekur, duke ruajtur ekuilibrin e rezultatit.
Në pjesën e dytë, sidomos pas aktivizimit të Nasrit, loja foli më shumë për Skënderbeun.
Korçarët shtuan presionin dhe kontrolluan ritmin e ndeshjes, duke krijuar disa raste të rrezikshme, veçanërisht në minutat e fundit të shtesës, ku fati nuk ishte në anën e tyre.
Ndeshja pati edhe një moment të diskutueshëm, pas një pretendimi të korçarëve për një penallti, por gjyqtarja Emanuela Rusta e vlerësoi të pavlefshëm rastin dhe nuk drejtoi lojën nga pika e bardhë.
Me këtë barazim, Skënderbeu mbetet në krye të renditjes me 48 pikë, por i jep mundësinë Laçit të afrohet edhe më shumë në garën për vendin e parë.
"KORCA BOOM"
















