top of page

RENDITJA/ Skënderbeu ndjen presionin e Laçit. Pogradeci largohet nga dyshja e kreut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Sot janë luajtur katër ndeshje të vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë e Parë. Skënderbeu dhe Pogradeci u surprizuan duke u ndalur me barazim, respektivisht nga Korabi dhe Apolonia.


Laçi ndërkohë vijon me formën e shkëlqyer. Sot fitoi ndaj Lushnjës dhe ndodhet vetëm 3 pikë larg korçarëve.


Pogradeci mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se Laçi. Zona e “play off” mbyllet me Kastriotin, Burrelin dhe Ilirinë.


Në vendin e shtatë ndërkohë ndodhet Besa, por me mundësinë për t’u futur në “play off”. Kjo pasi nesër do të luhen Besa-Luftëtari dhe Burreli-Iliria.


Korabi me po aq pikë sa Apolonia, ndan vendin e tetë dhe nëntë. Lushnja po ashtu është në zonën “play out”.


Renditja mbyllet me Luftëtarin e Kukësin. Verilindorët të shkëputur dukshëm nga pjesa sipër.

 

JAVA 21

7 shkurt 2026 (SOT)

Apolonia-Pogradeci 2-2

Kastrioti-Kukësi 2-1

Korabi-Skënderbeu 0-0

Lushnja-Laçi 0-1


8 shkurt 2026 (NESËR)

Ora 13:30 Besa-Luftëtari

Ora 13:30 Burreli-Iliria

“KORÇA BOOM”


bottom of page