“Direkt bie qeveria!”/ Gazetarja Klodiana Lala befason të gjithë: Nëse Balluku, bën këtë gjë…
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku, do të vazhdojë të shqyrtohet nga SPAK dhe Këshilli i Mandateve.
Klodiana Lala deklaroi se nëse Balluku “flet” atëherë do ta rrëzonte qeverinë duke rrezikuar Ramën.
“Çështja e Ballukut do të shihet nga lëvizja në Këshillin e Mandateve, nga SPAK. Personalisht kam besuar që Rama do të duhet ta kishte shkarkuar që në momentin që GJKKO caktoi masën për pezullimin nga funksionet. Balluku do ta vazhdonte betejën me drejtësinë pa patur nevojën e mbrojtjes nga imuniteti. Rama duhet të kishte bërë hapin e tij menjëherë, duke larguar Ballukun.
Balluku kishte investuar në media, kishte pushtet të jashtëzakonshëm brenda PS për shkak të numrit të lartë të deputetëve të Fierit, për shkak se ka qenë njeriu i besuar i Ramës dhe ka bërë rezistencën e vet. Kam besuar se Tahiri do ta rrëzonte Ramën , por nëse Balluku flet, është i rrezikuar direkt Rama”, tha Klodiana Lala./ Rilindje
“KORÇA BOOM”
















