top of page

Ernest Gjoka pas Peshkopisë: “Na duhej më shumë qetësi”

  • Feb 7
  • 1 min read

“Ne në jetë dhe në futboll asgjë nuk është e sigurt.”Këto janë fjalët e trajnerit të Skënderbeut, Ernest Gjoka, pas përfundimit të takimit të luajtur në Peshkopi, ku korçarët u ndalën në barazim.


Sipas Gjokës, rezultati u ndikua nga disa faktorë, mes të cilëve edhe gjendja e fushës, por ai theksoi se skuadra e tij duhej të tregonte më shumë qetësi në momentet vendimtare të ndeshjes:


“Janë disa faktorë që ndikojnë, ku edhe fusha nuk përjashtohet, por ne duhet të ishim më të qetë dhe të shfrytëzonim rastet e krijuara. Në fundin e ndeshjes realisht i kishim të shumta,” u shpreh trajneri.


Gjoka duket se e ka të qartë rrugën drejt objektivit madhor, rikthimit në Superligë, duke theksuar se çelësi i suksesit mbetet vetëm fitorja.“Mund të them se ne duhet vetëm të fitojmë në çdo ndeshje. Kjo është rruga që na çon drejt suksesit,” përfundoi ai.

"KORCA BOOM"


bottom of page