top of page

LAJMI FUNDIT/ Probleme me fushën, Skënderbeu-Dinamo mund të mos luhet në Korçë

  • 45 minutes ago
  • 1 min read

Përballja mes Skënderbeut dhe Dinamo City-t rrezikon të mos zhvillohet në stadiumin e Korçës për shkak të problematikave me tapetin e fushës.


Drejtuesit e klubit juglindor po punojnë për ta pasur gati stadiumin për të hënën, por duket e vështirë. Me fushën që nuk garanton kushtet e nevojshme për një ndeshje zyrtare, korçarët janë futur në një luftë me kohën.


Për të shmangur dështimin e organizimit, te Skënderbeu po konsiderojnë zhvendosjen e sfidës në një tjetër impiant. Hipoteza kryesore që po shqyrtohet është përmbysja e renditjes së ndeshjeve, ku Dinamo të jetë pritëse për takimin e fazës së parë.


Kjo zgjidhje do të mundësonte që ndeshja e fazës së dytë të luhej më pas në stadiumin "Skënderbeu". Zyrtarizimi i këtij opsioni kërkon miratimin paraprak nga Federata Shqiptare e Futbollit si dhe nga vetë klubi i Dinamos./ CNN

“KORÇA BOOM”


bottom of page