VOLEJ FEMRA/ Super ndeshje derbi mes Pogradecit dhe Skënderbeut në 5 sete. Në fund fitojnë liqenoret
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Pogradeci-Skënderbeu 3-2
(23-25, 25-22, 25-19, 23-25, 15-8)
Sot në javën e dytë të fazës së dytë derbi i volejbollit për femra mes Pogradecit dhe Skënderbeu ka sjellë emocione pafund në parket dhe me 5 sete të luajtura në qytetin e liqenit, duke e bërë të bukur dhe dramatike deri në fund këtë përballje.
Pogradecaret fitojnë në frymën e fundit 3-2 me sete, duke merituar 2 pikë dhe Skënderbeu 1 pikë.
Në mbi 2 orë ndeshje setet kanë qenë njëri më i bukur se tjetri, ndërkohë që miket nga qyteti i Korçës fitojnë setin e parë 23-25. Më pas vjen radha e vendasve të Pogradecit që fitojnë dy sete radhazi, 25-22 dhe 25-19.
Por, Skënderbeu nuk dorëzohet dhe fiton setin e katërt 23-25, duke e diskutuar tashmë fituesen me setin final.
Në setin e fundit Pogradeci luan më mirë dhe fiton 15-8, duke fituar 3-2 dhe duke e sfumuar këtë ndeshje si një ndër më të bukurat në parket.
Bravo të dy skuadrave për lojën e bukur që na dhuruan.
“KORÇA BOOM”



















