top of page

Penallti në minutën e 97-të “shpëton” Pogradecin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Sfida mes Apolonisë dhe Pogradecit u mbyll në barazim 2-2, në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me tension, të vlefshme për Kategorinë e Parë. Një penallti e realizuar nga Zguro në minutën e 97-të ndryshoi rrjedhën e takimit dhe i dha Pogradecit një pikë të artë në Fier.


Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 88-të, kur gjyqtari Dorjan Maletaj akordoi penallti për Pogradecin pas një pretendimi për prekje të topit me dorë në zonë. Vendimi shkaktoi reagim të ashpër nga skuadra e Apolonisë, e cila në shenjë proteste tërhoqi ekipin nga fusha dhe lojtarët u drejtuan për disa minuta drejt dhomave të zhveshjes.


Pas ndërhyrjes së delegatëve dhe diskutimeve të gjata, Apolonia u rikthye në fushë për të vazhduar takimin. Nga pika e bardhë, Zguro u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2, mes protestave dhe tensionit të vazhdueshëm.


Një fund dramatik që la shije të hidhur për vendasit dhe i dha Pogradecit një barazim të rëndësishëm, ndërsa ndeshja pritet të diskutohet gjatë për episodet e saj të debatueshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page