top of page

Penalltia në minutat e fundit ndryshon gjithçka, Skënderbeu shpëton një pikë në Vorë

4 days ago
1 min read

“Abissnet Superiore” – Java e 5-të


Vora 1-1 Skënderbeu


Golat: Karrica 33’ – Bismark 90’+5


Arbitër: Ermis Çelaj


Stadiumi: “FK Vora”


Vora dhe Skënderbeu kanë ndarë nga një pikë në javën e pestë të kampionatit “Abissnet Superiore”, në një sfidë që dhuroi emocione deri në minutat e fundit.


Takimi i zhvilluar në stadiumin “FK Vora” përfundoi me rezultatin 1-1.


Skënderbeu e nisi më mirë ndeshjen dhe gjeti rrjetën që në minutën e 5-të me Bismark, por goli u anulua nga arbitri për pozicion të parregullt.


Në minutën e 33-të ishte Vora që kaloi në avantazh. Karrica realizoi një gol spektakolar pas një aksioni të ndërtuar mirë nga vendasit, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.


Në pjesën e dytë, Vora pati disa mundësi të mira për të dyfishuar rezultatin, por nuk arriti të tregohej e saktë në momentet vendimtare.


Situata u komplikua për vendasit në minutën e 62-të, kur Kashari mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Vorën me një lojtar më pak.


Pavarësisht inferioritetit numerik, Vora rezistoi deri në minutat e fundit. Megjithatë, në minutën e 93-të, Skënderbeu fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje në zonë, vendim që u shoqërua me kontestime nga lojtarët vendas.


Bismark mori përsipër ekzekutimin dhe në minutën e 95-të nuk gaboi nga pika e bardhë, duke vendosur shifrat në 1-1.


Në minutat e mbetura nuk pati më ndryshim rezultati dhe sfida u mbyll në barazim.


Me këtë rezultat, Vora dhe Skënderbeu ndajnë nga një pikë dhe mbeten respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të në klasifikim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page