Pentagoni publikon dosjet, incidente me UFO pranë kufirit detar me Shqipërinë
- 3 days ago
- 1 min read
Publikimi i dosjeve të deklasifikuara të Pentagonit për fenomenet ajrore të paidentifikuara ka rikthyer sërish debatet për UFO-t, ndërsa në dokumentet e reja përfshihen edhe incidente të raportuara pranë Shqipërisë, konkretisht mbi detin Egje në territorin grek.
Sipas dokumenteve amerikane, në fund të vitit 2023 dhe në fillim të vitit 2024 janë regjistruar disa raste ku objekte të paidentifikuara janë vërejtur duke kryer lëvizje të pazakonta dhe të pashpjegueshme mbi zonën detare të Egjeut.
Dosjet janë publikuar në kuadër të një nisme të re transparence nga autoritetet amerikane për çështjet që lidhen me të ashtuquajturat UAP, ose fenomene ajrore të paidentifikuara. Në materialet e publikuara përfshihen raporte ushtarake, të dhëna nga NASA dhe dokumente të tjera federale.
Një nga incidentet më të diskutuara daton më 27 tetor 2023. Sipas raportit, një objekt i vogël rrethor u identifikua duke fluturuar në lartësi shumë të ulët mbi detin Egje. Objekti kreu manovra të papritura dhe të pazakonta para se të zhdukej nga sistemet e monitorimit, pa u identifikuar origjina e tij.
Ndërsa vetëm dy ditë më vonë, më 29 tetor 2023, u raportua një tjetër incident i ngjashëm. Një objekt tjetër i paidentifikuar u pa duke lëvizur mbi sipërfaqen e detit në drejtim të tokës, por më pas humbi nga radarët dhe nuk u lokalizua më.
Publikimi i këtyre dokumenteve ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet, ndërsa mbetet ende e paqartë se çfarë ishin objektet misterioze të raportuara mbi Egje.
“KORÇA BOOM”
















