Persona të paidentifikuar hyjnë në një shkollë dhe marrin pajisje kompjuterike
- 2 hours ago
- 1 min read
Një vjedhje është regjistruar këtë të diel në ambientet e Shkolla “Besëlidhja” në qytetin e Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e institucionit arsimor dhe kanë marrë disa kompjutera që ndodheshin brenda shkollës.
Ngjarja është konstatuar vetëm pasditen e kësaj të diele, kur drejtuesit e shkollës kanë vënë re mungesën e pajisjeve.
Menjëherë pas zbulimit të rastit, është njoftuar policia.
Autoritetet e shkollës po bashkëpunojnë me policinë dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim identifikimin e autorëve të kësaj vjedhjeje.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët.
"KORCA BOOM"
















